Sondazh: Preferoni që emri i fëmijës tuaj të jetë:
  • Tradicional 42%
  • Modern 8%
  • I trashëguar 8%
  • Unik 42%

Ogerta Manastirliu paraqitet në SPAK

Nga A2 CNN
19 Shkurt 2024, 17:53 | Kronikë

Ogerta Manastirliu paraqitet në SPAK

Ish-ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, aktualisht ministre e Arsimit dhe Sportit, është paraqitur në SPAK, ku ka qëndruar për gati 2 ore e 15 minuta. Zyrtarja e lartë ka dhënë shpjegime për llogari të hetimit të sterilizimit, në cilësinë e personit që ka dijeni.

Kujtojmë se deri më tani, nga hetimi i Prokurorisë se Posaçme, Ilir Beqaj është zyrtari më i lartë nën hetim për shkeljet e konstatuara me kontratën e partneritetit publik-privat të sterilizimit me vlerë 100 milionë euro.

Gjykata, ish-ministrit i ka caktuar masën e sigurisë, “detyrim paraqitjeje”, si dhe e ka urdhëruar që Beqaj të mos largohet nga territori i Shqipërisë. Gjithashtu, ai do të paraqitet çdo të premte në policinë gjyqësore.

Beqaj akuzohet për shpërdorim detyre në bashkëpunim.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli