Një 57-vjeçar, i cili dyshohet se dogji me benzinë një lokal dhe 2 automjete në pronësi të një 62-vjeçari në Lezhë, është shpallur në kërkim nga policia.
Ngjarja ndodhi rreth orës 00:15, në fshatin Kalivaç ku iu vendos flaka me benzinë bizneseve dhe dy automjeteve të parkuara në afërsi të lokalit në pronësi të shtetasit me iniciale P. Gj.
Si autor i dyshuar është identifikuar 57-vjeçari me iniciale E. C.,banues në Lezhë, i cili është shpallur në kërkim. Ndërsa po punohet për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast.
Njoftimi i policisë:
Dogji në mesnatë, me lëndë djegëse (benzinë), lokalin dhe 2 automjete të një shtetasi, Policia identifikon brenda pak orësh autorin dhe vijon punën për kapjen e tij.
Pas njoftimit se rreth orës 00:15, në fshatin Kalivaç, Lezhë, ishin djegur me lëndë djegëse (benzinë), lokali dhe 2 automjete të parkuara në afërsi të lokalit, në pronësi të shtetasit P. Gj., 62 vjeç, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë kanë organizuar menjëherë punën për të identifikuar autorin/ët dhe për të zbardhur rrethanat e rastit.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe procedurale të kryera në vendin e ngjarjes, brenda pak orësh, u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të rastit, shtetasit E. C., 57 vjeç, banues në Lezhë.
Vijon intensivisht puna për kapjen e 57-vjeçarit, për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast, si dhe për dokumentimin me prova ligjore të rrethanave. (A2 Televizion)