Sondazh: Preferoni që emri i fëmijës tuaj të jetë:
  • Tradicional 42%
  • Modern 8%
  • I trashëguar 8%
  • Unik 42%

Plagosi me armë zjarri fqinjin në Tiranë, vetëdorëzohet në polici autori

Nga A2 CNN
19 Shkurt 2024, 09:30 | Kronikë

Plagosi me armë zjarri fqinjin në Tiranë, vetëdorëzohet

Është vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës 31-vjeçari Amarildo Kuçi, i cili pasditen e së shtunës plagosi me armë zjarri fqinjin e tij Xhevair Kolaveri në zonën e Rrugës së Elbasanit.

Ngjarja ndodhi pas një sherri për motive të dobëta për shkak të disa pengesave të vendosura në rrugë për të mos lejuar parkimin e mjeteve.

Menjëherë pas ngjarjes, 31-vjeçari Kuçi u largua teksa ditën e sotme ai dorëzoi dhe armën e zjarrit të përdorur për plagosjen dhe një sasi municioni luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli