Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë pasditen e së shtunës në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Rrugës së Elbasanit ku shtetasi A.K. qëlloi me armë dhe plagosi në këmbë shtetasin Xh. K., rreth 47 vjeç.
Sipas të dhëna autori dhe i plagosuri janë fqinj, teksa ngjarja ka ndodhur pas një sherri momental.
Xh.K. është dërguar me urgjencë në spital, ndërkohë që policia ka rrethuar zonën për kapjen e autorit. (A2 Televizion)