Qytetarët të cilët kategorizohen viktima të krimit do të kenë mundësinë e punësimit si në sektorin publik dhe atë privat. Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja në javën e dedikuar tashmë mbrojtjes së viktimave të krimit deklaroi se do të ketë një kompensim për këta persona.
“Biznesi është instrumenti i vetëm që viktimat e krimit të kompensohen është dhe riintegrimi i viktimave të krimit në shoqëri. Një viktimë e krimit ka nevojë të punojë të paguhet e të mbajë familjen. Sektori publik ofron por roli i sektorit privat në këtë drejtim është i pazëvendësueshëm”, u shpreh Manja.
Në takimin e zhvilluar me bizneset, për integrimin e viktimave të krimit në shoqëri përfaqësues nga sektori privat sugjerojnë një agjendë të detyruar takimesh ndërsektoriale për të ofruar mundësi e punësimit.
“Barra më e rëndë e qeverisë shqiptare dhe sipërmarrjes shqiptare. Duhet të ketë një rol në zbutjen e pasojave që janë lënë te viktimat. Në bashkëpunim me ministrin, shërbimin e provës që janë përgjegjëse për trajnimin e kualifikimin të realizojmë një seri trajnimesh duke ofruar dhe mundësi reale nga sipërmarrjet private”, deklaroi Nikoli Jaka.
Shërbimi i provës bënë të ditur se janë rreth 2400 persona viktima të krimit që kërkojnë një punë për të mbajtur familjen.
Për vënien në zbatim qeveria ka ndërmarrë strategjinë e pare të krijuar Ndërsektoriale për Mbrojtjen e Viktimave të Krimit në Shqipëri e cila do të shtrij veprimtarinë e saj gjatë viteve 2024-2030. (A2 Televizion)