Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 73%
  • Mungesa e kohës 18%
  • Mungesë motivimi 9%
  • Lodhja fizike 0%

Plagosje me thikë në Shkodër

Nga A2 CNN
16 Shkurt 2024, 10:16 | Kronikë

Plagosje me thikë në Shkodër

Një 26-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia e Shkodrës, pasi akuzohet se ka plagosur me thikë një 22-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur këtë të premte, rreth orës 09:10, në lagjen “Skënderbeg”. Policia dyshon se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi A. Gj., 26 vjeç, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasin A. Gj., 22 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, i cili po merr asistencë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe vijojnë krehjen e zonës, me qëllim kapjen e 26-vjeçarit. Ndërkaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi