U vu në pranga pas vetëvrasjes së 27-vjeçares në Kamëz, del para gjykatës Altin Çoku

Nga A2 CNN
15 Shkurt 2024, 09:59 | Kronikë

Altin Çoku ka dalë, mëngjesin e së enjtes, para gjykatës së Tiranës për caktimin e masës së sigurisë, në të cilën do të hetohet për veprën penale të "shkaktimit të vetëvrasjes".

Kujtojmë se një 27-vjeçare, nënë e një fëmije u vetëhodh nga kati i katërt i një pallati në Kamëz, pas publikimit të një fotoje në të cilën ajo shfaqej me personazhin e TikTok-ut, Altin Çoku.

Çoku person me precedentë penalë të mëparshëm për akuza gati të njëjta të shantazhit nëpërmjet rrjeteve sociale që prej vitit 2009, u arrestua nga blutë e kryeqytetit me akuzën e shkaktimit të vetëvrasjes.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos