Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 67%
  • Mungesa e kohës 22%
  • Mungesë motivimi 0%
  • Lodhja fizike 11%

Në kërkim për vrasjen e Endri Mustafës, arrestohet në Turqi Ibrahim Lici

Nga A2 CNN
15 Shkurt 2024, 09:14 | Kronikë

Në kërkim për vrasjen e Endri Mustafës, arrestohet në

Është arrestuar në Turqi Ibrahim Lici, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, për vrasjen e Endri Mustafës.

Strukturat vendore të Policisë Shkodër kanë siguruar informacion se i shumëkërkuari Lici fshihej në Turqi. Pas kësaj, Interpol Tirana ka bashkëpunuar ngushtë me autoritetet policore të Turqisë, për kapjen e këtij shtetasi.

Policia turke ka finalizuar operacionin policor të koduar “Jehona”, gjatë të cilit, është kapur dhe vënë në pranga 31-vjeçari Ibrahim Lici.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, në vitin 2021, i ka caktuar Licit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armeve shpërthyese dhe municionit”, pasi më datë 15.05.2021, dyshohet ka vrarë me armë zjarri pistoletë, shtetasin Endri Mustafa.

 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli