Shpërndante drogë në lokalet ku punonte, arrestohet DJ shqiptar në Greqi

Nga A2 CNN
14 Shkurt 2024, 14:01 | Kronikë

Shpërndante drogë në lokalet ku punonte, arrestohet DJ shqiptar

Policia greke njofton se ka arrestuar shtetasin shqiptar, Mario Guxo, 29 vjeç, pasi sipas Departamentit të Antidrogës së Athinës, ai u kap në flagrance, duke transportuar dy pako me 25 kg marijuhanë.

Mësohet se ai kishte tërhequr pranë kompanisë “Fedex”, pakot e mbërritura me emrin e Joanis Paraskeopulos, kartë identiteti greke false.

Shpërndante drogë në lokalet ku punonte, arrestohet DJ shqiptar

Guxo e kryente këtë aktivitet për disa muaj, beson policia, dhe ka mundur të shmangë kontrollet doganore në disa raste.

Ai ka lindur në Athinë dhe punonte edhe si DJ në lokale të ndryshme të Athinës, ndërsa drogën e shpërndante në lokalet që punonte.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli