“5 mijë euro shpërblim”, vodhi dyqanin e celularëve te “Myslym Shyri”, identifikohet dhe shpallet në kërkim 43-vjeçari

Nga A2 CNN
14 Shkurt 2024, 10:38 | Kronikë

“5 mijë euro shpërblim”, vodhi dyqanin e celularëve

Afrim Dulaj është shpallur në kërkim për vjedhjen e një dyqani celularësh. Kujtojmë se, vjedhja ndodhi me datë 09.02.2024, në një dyqan celularësh, në rrugën "Myslym Shyri". Ndërkohë, është shpallur në kërkim një 43-vjeçar, si autor i dyshuar i kësaj ngjarjeje.

“Tiranë, zbardhet dhe dokumentohet me prova ligjore, pas një pune intensive hetimore, nga Komisariati i Policisë Nr. 2, vjedhja e ndodhur më datë 09.02.2024, në një dyqan celularësh, në rrugën "Myslym Shyri". Shpallet në kërkim një 43-vjeçar, si autor i dyshuar i kësaj ngjarjeje.

“5 mijë euro shpërblim”, vodhi dyqanin e celularëve

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të veprimeve për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur më datë 09.02.2024, në një dyqan celularësh, në rrugën “Myslym Shyri”, kanë vijuar hetimet e thelluara për identifikimin e autorit të rastit.

Si rezultat i punës intensive hetimore, u bë identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar, shtetasit Afrim Dulaj, i ditëlindjes 02.11.1980, banues në Tiranë. DVP Tiranë fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 5000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e tij.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vendos në dispozicion të qytetarëve, numrat e telefonit 112 dhe +355 69 410 0118, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi.”, thuhet në njoftimin e policisë së Tiranës.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos