Përndoqi për 1 vit një 29-vjeçare, arrestohet në Tiranë i riu nga Dibra

Nga A2 CNN
14 Shkurt 2024, 08:50 | Kronikë

Përndoqi për 1 vit një 29-vjeçare, arrestohet në

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 27-vjeçar, i cili akuzohet se ka përndjekur prej 1 viti një shtetase. Në pranga ka rënë shtetasi shtetasi R. I., 27 vjeç, banues në Maqellarë, Dibër.

Arrestimi i tij ka ardhur pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, i ka caktuar 27-vjeçarit, masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Përndjekja", pasi për 1 vit, ka përndjekur një shtetase 29 vjeçe.

“Tiranë, vijojnë kontrollet intensive në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”. Përndoqi një shtetase, për 1 vit, kapet dhe vihet në pranga, nga strukturat e Komisariarit të Policisë Nr. 1, 27-vjeçari. 

Në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit policor të koduar "Sundimi i ligjit", strukturat e Komisariatit të Policisë Nr. 1, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tij, përpara përgjegjësisë ligjore. 

Si rezultat, në Rrugën e Elbasanit, është kapur dhe ndaluar shtetasi R. I., 27 vjeç, banues në Maqellarë, Dibër. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar 27-vjeçarit, masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Përndjekja", pasi për 1 vit, ka përndjekur një shtetase 29 vjeçe.

Megaoperacioni "Sundimi i ligjit" vazhdon. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë së Tiranës.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos