Aksident i rëndë në Bilisht, përplasen dy makina, njëra përmbyset, një i plagosur

Nga Artin Halili
13 Shkurt 2024, 15:22 | Kronikë

Aksident i rëndë në Bilisht, përplasen dy makina, njëra

Një aksident me pasojë një të plagosur ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Bilisht - Miras.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Kuç, aty ku një mjet tip "Mercedes Benz" ka humbur kontrollin duke u  përplasur fillimisht një mjet tjetër fuoristradë e më pas ka përfunduar i përmbysur jashtë rrugës.

Nga ky aksident ka mbetur i plagosur pa probleme për jetën drejtuesi i mjetit i cili është dërguar në spitalin e Devollit për ndihmë mjekësore.

Shkak i këtij aksidenti sipas policisë ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara e drejtuesit të mjetit tip "Benz"  Specialistët e qarkullimit rrugor po hetojnë për shkaqet e këtij aksidenti.

"Devoll/Informacion paraprak: Më datë 13.02.2024, rreth orës 15.20, në aksin rrugor "Bilisht-Miras", pranë kryqëzimit të fshatit Kuç, automjeti tip "Isuzu" me drejtues shtetasin A. A., 53 vjeç, banues në Kuç është përplasur me automjetin tip "Benz" me drejtues shtetasin R. L., 26 vjeç, banues në fshatin Përparimaj. Për pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve, të cilët ndodhen në spitalin e Bilishtit, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.", njofton policia.

A2 CNN Livestream

Dita jonë