Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 67%
  • Mungesa e kohës 22%
  • Mungesë motivimi 0%
  • Lodhja fizike 11%

SPAK kërkon dënimin e Belerit me 2 vite e 6 muaj burg

Nga A2 CNN
13 Shkurt 2024, 14:48 | Kronikë

Prokuroria e Posaçme kërkon që Fredi Beleri të dënohet me 2 vite e 6 muaj burg, pasi është fajtor për korrupsion zgjedhor. Në pretencën e lexuar, këtë të martë, në seancën e radhës për kryebashkiakun e zgjedhur, por të pabetuar të Himarës, SPAK kërkoi edhe dënimin me 2 vite burg për Pandeli Kokaveshin, por gjithashtu kërkoi pezullim të këtij dënimi dhe lënien në shërbim prove për 4 vite.

Seanca për argumentet përmbyllëse të palës mbrojtëse u caktua të zhvillohet më 28 shkurt, në orën 14:30.

SPAK e akuzon kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës për korrupsion në zgjedhje. Ai u arrestua vetëm dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit dhe që prej asaj kohe qëndron në paraburgim, duke mos u lejuar që të betohet si kryebashkiak i Himarës.

Seanca ndaj tij janë ndjekur përgjatë gjithë kësaj kohe nga ambasadorja greke dhe kreu i PBDNJ, Vangjel Dule. 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli