Sondazh: Sa e rrezikon Shqipërinë përshkallëzimi i konfliktit Iran - Izrael?
  • Shumë 22%
  • Pak 78%
  • Aspak 0%

Merr flakë banesa në pallatin trekatësh në Fier, dalin në kohë dy të moshuarit

Nga Çaku Tafa
12 Shkurt 2024, 16:14 | Kronikë

Merr flakë banesa në pallatin trekatësh në Fier, dalin

Një banesë është përfshirë nga flakët mesditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30 në Hoxharë të Fierit, në katin e parë të një pallati trekatësh.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe forcat zjarrfikëse ku falë ndërhyrjes së tyre, zjarri u vu nën kontroll.

Sipas informacioneve nga vendngjarja, në momentin e rënies së zjarrit, në banesë ndodheshin dy të moshuar, të cilët kanë arritur të dalin në kohë.

Fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale, ndërsa të moshuarit janë dërguar drejt spitalit rajonal të Fierit për shkak të asfiksimit nga tymi.

Paraprakisht dyshohet se zjarri u shkaktua nga një shkëndijë elektrike ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli