Sondazh: Të bëhesh i pasur në Shqipëri është:
  • E lehtë 10%
  • E vështirë 60%
  • E pamundur 30%

27-vjeçarja në Kamëz u vetëhodh nga kati i 4, arrestohet 39-vjeçari që i publikoi foton intime

Nga A2 CNN
12 Shkurt 2024, 08:42 | Kronikë

27-vjeçarja në Kamëz u vetëhodh nga kati i 4, arrestohet

Ngjarja e ndodhur rreth orës 23:00 të mbrëmjes së të shtunës në Kamëz, ku një 27-vjeçare u raportua e vdekur, pasi u rrëzua nga kati i katërt i banesës ku jetonte, nuk është aksidentale.

Në këtë përfundim kanë arritur hetuesit, të cilët kanë zbardhur ngjarjen dhe kanë arrestuar një 39-vjeçar, nën akuzën se me veprimet e tij ka shtyrë të renë drejt vetëvrasjes.

Sipas policisë, 27-vjeçarja me inicialet S. A., e cila ndërroi jetë në spital, është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës në rrugën "Teuta", pasi shtetasi Altin Çoku i ka publikuar një foto intime.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, nisur nga dyshimet e krijuara mbi ngjarjen e ndodhur më datë 10.02.2024, në rrugën "Teuta", ku u vetëhodh nga tarraca e katit të 4-t, një shtetase, e cila si pasojë e dëmtimeve të marra humbi jetën, kanë vijuar veprimet hetimore të thelluara, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.     

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë ndalimin me iniciativë të shtetasit: A. Ç., 39 vjeç, për veprën penale "Shkaktimi i vetëvrasjes". 

Ky shtetas dyshohet se ka publikuar një foto intime të 27-vjeçares, e cila dyshohet se për këtë shkak është vetëhedhur nga tarraca e katit të 4-t dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën.

A2 CNN Livestream

Dita jonë