Sondazh: Të bëhesh i pasur në Shqipëri është:
  • E lehtë 10%
  • E vështirë 60%
  • E pamundur 30%

Makina del nga rruga dhe shpërthen në flakë në Belsh, lëndohet një 8-vjeçare, shpëtojnë mrekullisht nëna dhe fëmija tjetër

Nga A2 CNN
11 Shkurt 2024, 18:06 | Kronikë

Makina del nga rruga dhe shpërthen në flakë në Belsh,

Një aksident i rëndë është shënuar në Belsh, ku një mjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka shpërthyer në flakë.

Sipas policisë, nga ngjarja ka mbetur e lënduar vetëm një vajzë 8-vjeçare, e bija e drejtuesit të mjetit. E mitura ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa ka nisur puna për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

“Rreth orës 16:45, në aksin rrugor “Belsh-Kuçovë”, automjeti me drejtues shtetasin E. M., ka dalë nga rruga dhe për këtë shkak automjeti është përfshirë nga flakët. Si pasojë është dëmtuar lehtë dhe po merr asistencë mjekësore vajza e shtetasit E. M., 8 vjeçe (pasagjere), e cila është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për përcaktimin e rrethanave të këtij rasti.”, njofton policia.

A2 CNN Livestream

Dita jonë