Sondazh: Të bëhesh i pasur në Shqipëri është:
  • E lehtë 9%
  • E vështirë 64%
  • E pamundur 27%

“Asnjë justifikim ndaj dhunës”, Balla pas ngjarjes në Kamëz: Të miratohen sa më parë ndryshimet ligjore për dhunën online

Nga A2 CNN
12 Shkurt 2024, 12:54 | Kronikë

“Asnjë justifikim ndaj dhunës”, Balla pas ngjarjes në

Asnjë justifikim ndaj dhunës, as në shtëpi, as në vendin e punës, as në jetën publike, as online. Askund! Është ky mesazhi i ministrit të Brendshëm, Taulant Balla, pas ngjarjes së ndodhur në Kamëz, një ditë më parë ku një 27-vjeçare i dha fund jetës, ndërsa  39-vjeçarin Altin Çoku u arrestua me akuzën se me veprimet e tij ka shtyrë të renë drejt vetëvrasjes.

Në reagimin e tij, Balla thekson se duhet të miratohen sa më parë ndryshimet ligjore në adresimin e rreziqeve të dhunës on-line.

“Policia e Shtetit ka identifikuar dhe ndaluar një person të dyshuar për shantazh dhe dhunë me bazë gjinore në rrjetet sociale me pasojë të rënda për jetën e një shtetasje. I kam kërkuar Policisë së Shtetit të rrisim forcën zbuluese dhe reaguese për parandalimin dhe eliminimin e dhunës ndaj grave e vajzave në të gjitha, e cila mbetet forma më e përhapur e shkeljes së të drejtave të njeriut në mbarë botën! Gjithashtu ndryshimet ligjore në adresimin e rreziqeve të dhunës on-line, duhet të konsultohen dhe miratohen sa më shpejt. #AsnjëJustifikim ndaj dhunës – as në shtëpi, as në vendin e punës, as në jetën publike, as online. Askund!”, shkruan Balla.

A2 CNN Livestream

Dita jonë