Sondazh: Sipas jush, brezi më i lumtur është:
  • X (1960-1980) 33%
  • Millenials (1981-1996) 56%
  • Z (1997-2011) 11%
  • Alpha (2012-2025) 0%

Hodhi foshnjën në lumin Kir, dënohet me 22 vite burg Orjana Gremi

Nga A2 CNN
13 Shkurt 2024, 15:58 | Kronikë

Hodhi foshnjën në lumin Kir, dënohet me 22 vite burg Orjana

Është dënuar me 22 vite burg, Orjana Gremi, vajza që në janar të vitit që shkoi hodhi në ujërat e lumit Kir, foshnjën e saj të porsalindur.

Në seancën gjyqësore të mbajtur një ditë më parë në Gjykatën e Shkodrës, Gremi ka kërkuar mëshirë nga trupa gjykuese. Megjithatë, kërkesa e saj nuk u mor në konsideratë nga Gjykata e Shkodrës.

Mbi të rëndon akuza e “vrasjes se të miturit”.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi në 5 janar të vitit 2023, pesë ditë pasi nëna e re kishte sjellë në jetë foshnjën e saj.

Gremi e hodhi foshnjën në ujërat e lumit Kir, veprim që për të porsalindurin rezultoi fatal. Nëna e re u arrestua pas ngjarjes, në Golem, ku banonte te të afërmit e saj.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani