U përplas nga trajleri në një pikë grumbullimi mjetesh në Krujë, humb jetën 37-vjeçari

Nga A2 CNN
14 Shkurt 2024, 18:23 | Kronikë

U përplas nga trajleri në një pikë grumbullimi mjetesh

Një 37-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme pasi është përplasur nga një trajler. Ngjarja ka ndodhur në ambientet e një pike grumbullimi mjetesh në Krujë. Mësohet se B. L., duke drejtuar trajlerin, ka përplasur 37 vjeçarin J. B., i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë.

Shoferi është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli