Inspektori i policisë plagos kolegun

Nga A2 CNN
16 Shkurt 2024, 10:04 | Kronikë

Inspektori i policisë plagos kolegun

Një efektiv i Policisë së Tiranës ka plagosur kolegun e tij të enjten, në ambientet e Njësisë së Sigurisë Publike Tiranë.

Policia thotë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:40, kur punonjësi i Policisë, Inspektor Konstandin Çipi, gjatë përgatitjes për stërvitje, dyshohet se nga pakujdesia i ka shkrepur arma e shërbimit dhe për pasojë është plagosur në këmbë, punonjësi i Policisë Inspektor Xhojsi Lamaj, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa Çipi është pezulluar nga detyra.

Pas plagosjes së kolegut, Drejtoria e Standardeve Profesionale ka filluar një hetim të thelluar administrativ për mosrespektimin e procedurave standarde për mbajtjen dhe administrimin e armëve të brezit, nga punonjësit e Policisë.

Në përfundim të këtyre veprimeve, Prokuroria, Policia Gjyqësore dhe AMP kanë nisur procedimin penal në gjendje të lirë, për punonjësin e Policisë, për plagosje nga pakujdesia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos