Shqiptari në Kretë vret partneren me një plumb në kokë

Nga A2 CNN
16 Shkurt 2024, 09:21 | Kronikë

Një 39-vjeçar shqiptar i ka marrë jetën partneres së tij rumune, në Heraklion të Kretës.

Policia e ishullit grek dyshon se Gentian Mino ka qenë i dehur kur është kthyer në shtëpinë ku jetonte me 29-vjeçaren Jana Baja dhe pas një sherri të momentin e ka qëlluar për vdekje në kokë dhe më pas ka telefonuar ambulancën.

Çifti jetonte në një apartament në katin e 2-të, në rrugën Patroklou të Kaminias.

Sipas informacioneve, gruaja është gjetur në një pellg gjaku me një plagë me plumb në anën e kokës, pranë veshit. Arma e krimit u gjet në një tavolinë brenda shtëpisë dhe brenda saj kishte 3 fishekë.

Sakaq, 39-vjeçari është arrestuar në vendngjarje dhe ka pranuar krimin duke thënë se ka qëlluar me pistoletë partneren e tij.

Në lagje, fqinjët e çiftit që kanë folur për mediat kanë thënë se nuk mund ta besojnë se e reja është vrarë nga partneri i saj. Çifti nuk kishte pasur kurrë më parë probleme, debate apo raportime për dhunë në familje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos