Gjykata e Posaçme pezullon me një vit gjyqin paraprak ndaj Arben Ahmetajt për dosjen "Buka sh.a". Gjykata ka konstatuar se ish-zv.kryeministri i pandehur, nuk ka marrë dijeni zyrtarisht për këtë proces ndaj tij.
Nga ana tjetër, prokura që ka paraqitur në gjykim avokati i tij, Henrik Ligori, ka qenë e hershme dhe nuk i jepte tagrin e nevojshëm për këtë gjykim. Referuar faktit se i pandehuri Ahmetaj është në mungesë, gjykata ka vendosur pezullimin e çështjes.
Në dhjetor, SPAK mori zyrtarisht të pandehur ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetajn për “shpërdorim detyre”, për çështjen e fabrikës “Buka sh.a.”
Sipas strukturës së posaçme, procedura e privatizimit e ndjekur nga ish-ministri i Financave ka shkaktuar një dëm prej 7 milionë lekësh në buxhetin e shtetit. (A2 Televizion)