Ahmetaj flet nga arratia: Kryeministri, zell për të bërë prokurorin dhe gjyqtarin ndaj meje!

Nga A2 CNN
1 Shkurt 2024, 21:21 | Aktualitet

Ahmetaj flet nga arratia: Kryeministri, zell për të bërë

Nga arratia, ku ndodhet prej disa kohësh tanimë, ish-Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, është shprehur se pati një zell të kryeministrit, për të bërë gjyqtarin dhe prokurorin ndaj tij.

Në një intervistë televizive, Ahmetaj tha se nuk ka lëshuar asnjë firmë për inceneratorin e Fierit dhe të Elbasanit, ndërsa ka thënë se nuk ka qenë ide e tij kjo gjë, pasi ai nuk është një njohës i mbetjeve.

“Unë e kam deklaruar përpara shqiptarëve, është e faktuar tashmë me letra. Mbase para 9 muajsh nuk më besonin për arsye të emocionit, për arsye të goditjes mediatike të paguar nga inceneratorët, për arsye të zellit të kryeministrit për të bërë prokurorin dhe gjykatësin ndaj meje, apo për të më zhveshur nga të gjitha funksionet politike të merituara dhe jo shtetërore. Të gjitha këto, mua më kishin bindur se po vihesha përballë një goditje të organizuar, të pritshme dhe kur të gjithë aktorët e angazhuar që në shtator të vitit 2021, mësuan se në finale ne e dimë se kush e bën vettingun, kush merr në telefon, kush dërgon mesazhe, kush bën koordinatorin, kur morën vesh se në dosjen e Elbasanit dhe Fierit nuk isha pjesë, pasi nuk kam asnjë firmë”, tha ndër të tjera Ahmetaj në këtë rrëfim të tij të parë për mediat pas arratisjes nga Shqipëria. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos