Faqja zyrtare e Institutit të Statistikave, INSTAT ka rënë pre e nje sulmi hakerash. Autorësinë sulmit e ka marrë sërish "Home Land Justice", grup iranian i cili ka deklaruar në rrjetin social Telegram, se të dhënat e INSTAT tanimë janë në duart e tyre.
Për këtë sulm Instat ka reaguar me anë të një deklarate ku njofton se nga sulmi kibernetik janë prekur disa sisteme. Por siguron publikun se të dhënat e Censit nuk janë objekt i këtij sulmi pasi janë të ruajtura në sisteme të tjera të dedikuara.
Sipas Institutit të Statistikave janë marrë masa të menjëhershme me ndihmën e ekspertëve kombëtarë të sigurisë kibernetike. (A2 Televizion)