Gjykata e Posaçme ka shtyrë për në datën 8 shkurt shqyrtimin e kërkesë së Sali Berishës për të marrë pjesë në seancat plenare, për shkak se gjykata ka vlerësuar se Berisha nuk ishte njoftuar sipas ligjit. Për avokatin Genc Gjokutaj kjo bëhet me qëllim për djegien e mandatit të Sali Berishës.
Në një deklaratë për mediat pas seancës, ai tha se kanë bërë sërish një kërkesë të katërt për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka në procesin ndaj ish-kryeministrit.
“Shtyrja e seancës është për vonuar gjykimin e kësaj kërkese se i vetmi qëllim i kësaj gjykate dhe është djegia e mandatit të zotit Berisha është shtyrë për në 8 shkurt. Gjykata mori përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka është kërkesa e 4 për përjashtim. Sot ishte një qëndrim jo me dy standarde por të 7 fishtë. Në kohën e marrjes së masave të sigurimit, ishin të pakomunikuara dhe ata i konsideron të komunikuara. Sot ndodh e kundërta, Gjykata e konsideron të panjoftuar zotin Berisha dhe e shtyn seancën.”. (A2 Televizion)