Platforma e-Albania njofton se në dy ditët e ardhshme duke filluar nga 2 shkurti deri të dielën 4 shkurt nuk do të jetë e disponueshme për shërbime për qytetarët dhe bizneset.
Përmes një njoftimi, platforma njofton se ndërprerja e shërbimeve online për dy ditë bëhet për të përmirësuar sistemin si dhe infrastrukturën mbështetëse.
Gjithashtu, e-Albania njofton se kur shërbimi të bëhet aktiv, përdoruesit përveç ID dhe fjalëkalimit do të duhet të vendosin dhe kodin 6 shifror që do të shkojë në telefonat e tyre.
(A2 Televizion)