Importi nga Serbia bllokon fermerët, molla e Korçës mbetet stok në frigoriferë

Nga Artin Halili
1 Shkurt 2024, 14:58 | Aktualitet

Importi nga Serbia bllokon fermerët, molla e Korçës mbetet stok

Mijëra tonelata me mollë kanë mbetur stok në frigoriferët e grumbulluesve në juglindje të vendit në qarkun e Korçës.

Bëhet fjalë për mollë të cilësisë së parë, pa përmendur varietet e tjera që kanë cilësi më të ulët ose që mund të përdoren për lëngje apo komposto.

Një situatë e tillë ka qenë e paprovuar më parë nga grumbulluesit, të cilët japin sipas tyre edhe arsyet e këtij stoku.

Grumbulluesit dhe fermerët e mëdhenj të mollës mësohet se kanë pasur takime edhe me përfaqësues të ministrisë së bujqësisë, por ende nuk ka një vendimmarrje konkrete për të tejkaluar këtë situatë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos