Gjykata e Posaçme ka përfunduar shqyrtimin e dosjes ndaj Alfred Belerit dhe caktoi datën 13 Shkurt për pretencën.
SPAK e akuzon kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës për korrupsion në zgjedhje. Ai u arrestua vetëm dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit dhe që prej asaj kohe qëndron në paraburgim, duke mos u lejuar që të betohet si kryebashkiak i Himarës.
Seanca ndaj tij janë ndjekur përgjatë gjithë kësaj kohe nga ambasadorja greke dhe kreu i PBDNJ, Vangjel Dule.
Në përfundim të seancës së sotme, avokati i kryebashiakut të zgjedhur të Himarës, hodhi akuza kundër prokurorisë dhe gjykatës se po veprojnë në koordinim për të zgjatur gjykimin. (A2 Televizion)