Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 0%
  • Mungesa e kohës 0%
  • Mungesë motivimi 0%
  • Lodhja fizike 0%

Plagosje me thikë në Kavajë

Nga A2 CNN
17 Shkurt 2024, 11:19 | Kronikë

Plagosje me thikë në Kavajë

Një plagosje me thikë është regjistruar mesditën e kësaj të shtune në Kavajë. Mësohet se I. K, 55 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, me një person ende të pa njohur, ka mbetur i plagosur me thikë.

Për fat të mirë ai është në gjendje të mirë shëndetësore. Teksa kanë nisur kërkimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

“Rreth orës 10:30, në lagjen nr. 5 Kavajë, dyshohet se shtetasi I. K, 55 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, me një shtetas të pa njohur,  ka mbetur i dëmtuar me thikë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po bëjnë krehjen e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje”, thuhet në njoftim.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi