Sherr mes vëllezërve në Bulqizë, policia ndal në kohë konfliktin

Nga A2 CNN
18 Shkurt 2024, 11:51 | Kronikë

Sherr mes vëllezërve në Bulqizë, policia ndal në

Sherri mes dy vëllezërve në Bulqizë ka agravuar në përplasje fizike midis tyre, as sa është dashur ndërhyrja e policisë për të ndalur përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

Uniformat blu kanë arrestuar një prej vëllezërve, 29-vjeçarin me iniciale B.D., pasi ishte ai që po ushtronte dhunë fizike mbi anëtarin tjetër të familjes.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, pas marrjes së njoftimit se në lagjen "Gjeologu", po  konfliktoheshin dy vëllezër, kanë reaguar  menjëherë duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit. Si rezultat, shërbimet e Policisë kapën dhe  arrestuan në flagrancë shtetasin B.D., 29 vjeç, banues në Bulqizë. Ky shtetas, për motive të dobëta ishte konfliktuar dhe kishte dhunuar fizikisht vëllain e tij.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu