Sondazh: Sipas jush, brezi më i lumtur është:
  • X (1960-1980) 33%
  • Millenials (1981-1996) 56%
  • Z (1997-2011) 11%
  • Alpha (2012-2025) 0%

I kërkuar në Itali si pjesë e një organizate kriminale, arrestohet në Kamëz 41-vjeçari

Nga A2 CNN
18 Shkurt 2024, 10:09 | Kronikë

I kërkuar në Itali si pjesë e një organizate kriminale,

Policia e Shtetit ka vënë në pranga një 41-vjeçar të kërkuar në Itali për pjesëmarrje në një organizate kriminale për trafikim të lëndëve narkotike. Ai u arrestua në Kamëz për t’u ekstraduar në Itali.

41-vjeçari ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Perugias, Itali, në vitin 2023, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale "Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal me qëllim trafikimin e narkotikeve", parashikuar nga Kodi Penal Italian.

Në vitin 2022, në bashkëpunim  me disa shtetas të tjerë, krijuan grup kriminal me qëllim trafikimin dhe më pas shitjen e kokainës në sasi të ndryshme.

Policia e Shtetit/Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 3”.

Operacioni nga  Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSH në kuadër të operacioneve të njëpasnjëshme policore, për kapjen e shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht.

I kërkuar në Itali, për pjesëmarrje në një organizate kriminale për trafikim të lëndëve narkotike, lokalizohet dhe arrestohet me qëllim ekstradimi, 41-vjeçari.

Në vijim të operacioneve policore për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, të cilat zhvillohen në kuadër të megaoperacionit kombëtar “Sundimi i ligjit”, dhe si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit,  finalizuan operacionin policor të koduar “Operacionalja 3”.

Gjatë operacionit, në Kamëz, u lokalizua dhe u arrestua provizorisht, për t’u ekstraduar në Itali, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar P. S, 41 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Perugias, Itali, në vitin 2023, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale "Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal me qëllim trafikimin e narkotikeve", parashikuar nga Kodi Penal Italian.

Në vitin 2022, ky shtetas në bashkëpunim  me disa shtetas të tjerë  krijuan grup kriminal me qëllim trafikimin dhe më pas shitjen e kokainës në sasi të ndryshme.

Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për të kryer ekstradimin e këtij shtetasi.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani