Sondazh: Sa e rrezikon Shqipërinë përshkallëzimi i konfliktit Iran - Izrael?
  • Shumë 22%
  • Pak 78%
  • Aspak 0%

Nuk ndalet dhuna në familje, tre burra arrestohen në Durrës pasi "ngritën dorë" mbi bashkëshortet

Nga A2 CNN
18 Shkurt 2024, 12:29 | Kronikë

Nuk ndalet dhuna në familje, tre burra arrestohen në Durrës pasi

Fenomeni i dhunës në familje, ku shënjestra e burrave mbetet bashkëshortja e tyre pavarësisht forcimit të ligjeve për të parandaluar diçka të tillë, duket se ka ngritur krye në Durrës.

Në 24 orët e fundit tre bashkëshortë dhunues janë vënë në prangat e policisë së qytetit bregdetar, pasi kanë treguar forcën duke “ngritur dorën” mbi partneret e tyre.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin Z. B., 55 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, si dhe gjatë shoqërimit në Komisariat, ka kundërshtuar punonjësit e Policisë. U arrestua në flagrancë shtetasi A. H., 40 vjeç, banues në Rrogozhinë, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka hyrë në banesën ku qëndron bashkëshortja e tij dhe ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje. U arrestua në flagrancë shtetasi F. Xh., 59 vjeç, banues në Vadardhë, Sukth, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij."

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli