Autori i plagosjes me thikë që u regjistruar ditën e djeshme në qytetin e Kavajës është vënë në pranga nga policia.
22-vjeçari Armando Shtini u arrestua në zonën pranë vendit të ngjarjes.
Uniformat blu kanë sekuestruar mjetin prerës që ai përdori për të plagosur një 55-vjeçar dhe automjetin me të cilin u largua nga vendi i ngjarjes.
“Në vijim të veprimeve të kryera nga grupi hetimor, për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur më datë 17.02.2024, në lagjen nr. 5, Kavajë, ku u godit me mjet prerës (thikë), shtetasi I. K., 55 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, pas disa orë kontrollesh në zonë për kapjen e autorit, kanë lokalizuar, kapur dhe arrestuar shtetasin A. Sh., 22 vjeç, autor i dyshuar i plagosjes së 55-vjeçarit.” (A2 Televizion)