Shpërthim eksplozivi në Vorë, shembet porta e shtëpisë

Nga A2 CNN
19 Shkurt 2024, 11:16 | Kronikë

Shpërthim eksplozivi në Vorë, shembet porta e shtëpisë

Një shpërthim eksplozivi është regjistruar, në orët e para të mëngjesit të së hënës, në zonën e Vorës në Tiranë.

Sipas të dhënave paraprake, lënda shpërthyese ishte vendosur pranë banesës së shtetasit E.M. në fshatin Marikaj.

Nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme të konsiderueshme materiale në portën e banesës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

A2 CNN Livestream

Dita jonë