Rreth 40 minuta ka qëndruar në ambientet e Prokurorisë së Posaçme ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, në zbatim të vendimit “detyrim paraqitjeje” që rëndon mbi të, si person nën hetim për aferën e sterilizimit.
Pasi doli nga SPAK, Beqja u ndal në një prononcim të shkurtër për gazetarët, ku bëri me dije se organi i akuzës i ka kthyer hard diskun që sekuestroi një muaj më parë në shtëpinë e tij.
“Sot ishte dita për detyrim për paraqitje. Po ashtu mora edhe hard disk-un me të dhënat e laptopit tim të sekuestruar më 28 dhjetor në shtëpinë time”, tha ish-ministri. (A2 Televizion)