Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 50%
  • Mungesa e kohës 33%
  • Mungesë motivimi 0%
  • Lodhja fizike 17%

Babai i Ibrahim Licit sërish në SPAK: Kam prova për pafajësinë e djalit tim

Nga Armand Bajrami
20 Shkurt 2024, 11:11 | Kronikë

Babai i Ibrahim Licit sërish në SPAK: Kam prova për

Mustafa Lici, babai i Ibrahim Licit, të arrestuar pak ditë më parë në Turqi, mohon përfshirjen e djalit të tij në vrasjen e Endri Mustafës. Pak pasi doli nga SPAK, Lici tha se ka dorëzuar pamje filmike që provojnë pafajësinë e të birit.

Ibrahim Lici përmendet në dosjen "Metamorfoza", ku sipas komunikimeve të Sky ECC, Behar Bajri kishte thurur plan për ekzekutimin e tij në varrimin e Indrit Rrajës.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, në vitin 2021, i ka caktuar Licit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armeve shpërthyese dhe municionit”, pasi më datë 15.05.2021, dyshohet ka vrarë me armë zjarri pistoletë, shtetasin Endri Mustafa.

Referuar dosjes hetimore të SPAK, Bajri mendonte të sulmonte Licin në varrimin e Idrit Rrajës, ku flet dhe i vjen në ndihmë dhe ish-polici Ardit Hasanbegaj, i cili jep informacione mbi vendndodhjen e Licit në zonën e jugut. Në përgjimet e zbardhura falë zbërthimit të aplikacionit Sky, shihet se Bajri flet dhe me biznesmenin Pëllumb Gjoka, ndërsa i tregon këtij të fundit që do ta vrasë Ibrahim Licin dhe Dorian Dulin dhe po kërkon njerëz për ta kryer vrasjen. Në një moment i sugjeron Prek Kodrën, person i cili u përfol se do të vriste edhe Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

A2 CNN Livestream

Dita jonë