Mbushi me drogë Milanon, arrestohet 26-vjeçari në Tiranë

Nga A2 CNN
20 Shkurt 2024, 11:34 | Kronikë

Mbushi me drogë Milanon, arrestohet 26-vjeçari në Tiranë

Një 26-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Tiranë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.

Në kuadër të operacionit "Milano" u bë i mundur lokalizimi dhe arrestimi me qëllim ekstradimi i shtetasit Xh. A., në rrugën "Rexhep Pinari".

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Hetimeve Paraprake, Milano, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.         

Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos