Erë e fortë dhe stuhi shiu, pezullohet lundrimi i trageteve nga porti i Durrësit

Nga Elitjona Doko
11 Mars 2024, 10:42 | Aktualitet

Gjiri i Durrësit vijon të jetë i ndikuar nga kushte hidrometeorologjike të paqëndrueshme, shoqëruar me reshje dhe erë të fortë me drejtim jug-juglindje, jug-jugperëndim.

Po ashtu, shpejtësia ka variuar nga 24-45 m/s, çka ka bërë që mbrëmjen e kaluar të mos ketë lundrim të trageteve nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas.

Referuar udhëzimeve nga autoritet detare janë marrë masat për sigurimin e mjeteve lundruese që ndodheshin të ankoruara në kalatat portuale, me qëllim shmangien e çdo avarie.

Në orët në vijim pritet përmirësim i kushteve të motit dhe rikthimin gradual në normalitet edhe për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos