Arsenali i armëve i gjetur një natë më parë në Vlorë, konsiderohet si më i madhi i gjetur ndonjëherë në këtë qytet.
Policia ka dyshime se ekspertimi i armëve dhe sendeve të tjera luftarake dhe kamuflazhi mund të zbardhin ngjarje të mëparshme kriminale që ndër vite kanë mbetur pa autor, jo vetëm në Vlorë, por edhe në qytete të tjera.
Gjithashtu snajperi i gjetur së bashku me pajisjen e silenciatorit të mbytjes së zhurmave, referuar kalibrit, 7,65 mm, dyshohet se mund të jetë arma që mund të jetë përdorur në atentatin e fundit të kryer me snajper në Vlorë, ku mbeti i vrarë në ballkonin e banesës së tij, 22-vjecari Gëzim Sinomataj. (A2 Televizion)