Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 50%
  • Mungesa e kohës 33%
  • Mungesë motivimi 0%
  • Lodhja fizike 17%

RENEA zbërtheu papafingon me snajperë e municione. Kush është i arrestuari në Vlorë?

Nga A2 CNN
7 Mars 2024, 19:54 | Kronikë

Luçiano Deraj (alias Albano Deraj) është i riu që u arrestua mëngjesin e kësaj të enjteje në një banesë në fshatin Babicë të Vlorë, ku policia zbuloi një bazë armatimesh, të ruajtura prej tij për llogari të një grupi kriminal.

Në kuadër të operacionit “Knock Out 6”, u sekuestruan armë të llojeve të ndryshme si snajper,  pistoleta, kallashnikovë, fishekë, maska, çifte, radiomarrëse mina me telekomandë, çelësa automjetesh, teksa u zbuluan dhe targa të shumta, maska silikoni.

Operacioni është drejtuar nga forcat speciale RENEA, të cilat e kanë neutralizuar Derajn në një nga dhomat e banesës dykatëshe, në papafingon e së cilës më pas janë gjetur të paketuara armët dhe municionet.

RENEA zbërtheu papafingon me snajperë e municione. Kush

Sa i përket të arrestuarit, ai është nën hetim për pjesëmarrje në të paktën dy ngjarje të rënda kriminale, të ndodhura disa kohë më parë në Vlorë, por për të cilat drejtuesit e policisë nuk kanë dhënë detaje të mëtejshme.

Deraj po ashtu rezulton të jetë arrestuar në Itali në tetor të vitit 2014. Atij i është gjetur në posedim arma dhe 34 kilogramë marijuanë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë