Prokuroria e Fierit shpall moskompetencën dhe dërgon në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për shpërthimi e 1 marsit në Lushnje, ku humbën jetën dy punonjës, babë e bir dhe u plagosën disa të tjerë, përfshirë edhe deputeti Bujar Çela.
Për ngjarjen po hetohen 7 persona, mes tyre edhe deputeti socialist, çka është bërë shkak që dosja të përcillet në SPAK. Ai po hetohet për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, “Ndërtimi i paligjshëm”, dhe “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia.
Ndërkohë të enjten doli para togave të zeza në gjykatën e Fierit, për vlerësimin e masës së sigurisë sipërmarrësi i punimeve në magazinën e shërbimeve të deputetit të Lushnjës Bujar Cela.
Leonard Gjini, personi i vetëm i arrestuar për këtë ngjarje, ka mohuar akuzën e ngritur ndaj tij për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë me pasoja të rënda.
Mësohet se sipërmarrësi ka deklaruar se kishte lidhur kontratë të rregullt me deputetin për të ndërtuar magazinën, por kompania e tij nuk e kishte nisur punën. Sipas Leonard Gjinit punëtorët që ditën e shpërthimit ndodheshin në objekt nuk ishin të kompanisë se tij dhe se ai nuk i njihte.
Biznesmeni ofroi garanci pasurore që hetimi ndaj tij të vijonte në gjendje të lirë ose në arrest shtëpie. Por Gjykata e Fierit veproi sipas kërkesës së prokurorisë duke e mbajtur Leonard Gjinin në arrest me burg për veprën penale të shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë me pasoja të rënda.
Ndërkohë për 5 zyrtarë të Bashkisë së Lushnjës gjykata vendosi pezullimin nga detyra dhe ndalimin e daljes jashtë shtetit. Funksionet e tyre ishin në kuadër të Inspektoratit të Mbrojtjes së territorit. (A2 Televizion)