A2 CNN ka siguruar videon nga momenti i shpërthimit të kapanonit në ndërtim në Lushnje, ku humbën jetën bab e bir. Siç shihet në video, shpërthimi ka qenë mjaft i fortë, teksa menjëherë zona u përfshi nga flakët e përmasave të mëdha. Si pasojë humbi jetën personi që po drejtonte ekskavatorin dhe i biri i tij, 24 vjeçari Elidon Hoxha.
Me anë të njoftimi zyrtar, policia njoftoi se ngjarja ndodhi pak pas orës 16:00 ku në një kapanon në ndërtim dyshohet se gjatë punës, një vinç, aksidentalisht ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka ndodhur shpërthimi i fuqishëm.
2 persona të tjerë, mes tyre dhe deputeti socialist, Bujar Çela janë sjellë më urgjencë drejt spitalit të Traumës në kryeqytet, ku po marrim mjekësore më ët specializuar. (A2 Televizion)