Sondazh: Sipas jush, brezi më i lumtur është:
  • X (1960-1980) 33%
  • Millenials (1981-1996) 56%
  • Z (1997-2011) 11%
  • Alpha (2012-2025) 0%

Banorëve u presin ujin dhe dritat, pallati vlerësohet i pabanueshëm 4 vite pas tërmetit

Nga Gazmend Janku dhe Elitjona Doko
1 Mars 2024, 13:50 | Aktualitet

Katër vite pas tërmetit tragjik të nëntorit të viti 2019 në Durrës, bashkia e këtij qyteti ka vendosur që të vlerësojë të pabanueshëm pallatin nr. 8311 në lagjen 10 të qytetit, duke e klasifikuar me dëmtime DS4, që ka nevojë për përforcim të kolonave. Pas këtij vendimi bashkia u ka kërkuar banorëve që të lirojnë banesat për të kryer përforcimet, por banorët nuk kanë qenë dakord me këtë vendim, të cilin e cilësojnë abuziv.

Duke parë kundërshtitë e banorëve, ndërmarrjet e  ujësjellësit dhe të OSHEE, kanë ndërprerë furnizimin e pallatit me ujë dhe energji elektrike, duke vështirësuar jetën e rreth 15 familjeve dhe të moshuarve që banojnë atje.

Një pjesë e banorëve kanë shkuar dhe kanë kërkuar takim me kryetaren e bashkisë së Durrësit, takim i cili nuk u është mundësuar.

Edhe interesimit të gazetareve nuk u është dhënë asnjë përgjigje nga bashkia, ndërkohë që situate të tilla raportohet se kanë ndodhur edhe me disa pallate të tjera që së fundmi janë vlerësuar më dëmtime DS4, si të pabanueshëm.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani