Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 73%
  • Mungesa e kohës 18%
  • Mungesë motivimi 9%
  • Lodhja fizike 0%

45 auditorë për 1700 studentë, nis puna për ndërtimin e Fakultetit të Studimeve Profesionale në Durrës

Nga A2 CNN
1 Mars 2024, 08:11 | Aktualitet

45 auditorë për 1700 studentë, nis puna për ndërtimin e

Ka nisur puna për ndërtimin e Fakultetit të Studimeve Profesionale në Universitetin “Aleksandër Mosiu” në Durrës. Lajmin e ka dhënë kryeministri Edi Rama me një postim  mëngjesin e sotëm në Facebook. Sipas tij ky fakultet do të ketë 45 auditorë, 15 laboratorë, salla konferencash, terrene sportive dhe ambiente për 1700 studentë dhe 80 pedagogë e staf akademik.

“Mirëmëngjes dhe me hapjen e kantierit për ndërtimin e Fakultetit të Studimeve Profesionale në Universitetin “Aleksandër Mosiu” në Durrës, ku po investohet për ngritjen e një hapësire me 45 auditorë, 15 laboratorë, salla konferencash, terrene sportive dhe ambiente për 1700 studentë dhe 80 pedagogë e staf akademik, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi