Nis projekti i pastrimit, prita lumore për mbetjet që derdhen në Fierzë

Nga A2 CNN
29 Shkurt 2024, 15:25 | Aktualitet

Ndotja e liqenit të Fierzës me mbetje që zhvendosen në këtë basein nëpërmjet lumenjve që derdhen atje, tashmë pritet të minimizohet.

Një projekt që financohet nga BE, synon vendosjen ne grykëderdhjet e lumenjve pranë liqenit të Fierzës të pritave të tilla, si kjo që është vendosur në grykëderdhjen e lumit të Shejës.

Faza e parë e këtij projekti ka dhënë rezultate dhe funksionimi I pritave të tilla, të cilat monitorohen 24 orë pa ndërprerje, duket efikas.

Përvec vendosjes së pritave të tilla në të gjitha grykëderdhjet e lumenjve në liqenine Fierzës, projekti parashikon edhe pastrimin e baseinit të Fierzës.

Ky projekt ka një fond prej 462 mijë eurosh dhe është në partneritet edhe me komunen e Rahovecit në Republikën e Kosovës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos