Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 73%
  • Mungesa e kohës 18%
  • Mungesë motivimi 9%
  • Lodhja fizike 0%

A ka kapacitete Shqipëria që të prodhojë armë për Ukrainën? Ja si përgjigjet Rama

Nga A2 CNN
29 Shkurt 2024, 14:00 | Aktualitet

Kërkesa e Presidentit ukrainas Volodimir Zelenski shprehur dje nga Tirana, që vendet e Ballkanit të prodhojnë armë për Ukrainën mbetet temë e nxehtë diskutimesh.

Një ditë pas Samitit për Ukrainën, kryeministri Edi Rama u pyet nga gazetarja e A2CNN, Fjorela Beleshi se a ka Shqipëria kapacitetet e nevojshme të prodhimit të armatimeve për t’iu përgjigjur kërkesave të Kievit.

Shefi i qeverisë nuk e fshehu aspak aspiratën për ta ringjallur këtë industri në vendin tonë, së pari sipas tij për nevojat e ushtrisë shqiptare e më pas për të shitur armë.

Sa i takon industrisë ushtarake dhe prodhimit të armëve ne si Serbia, Bos nja apo Kroacia nuk kemi industri prodhuese të mjeteve ushtarake. Duam, ta kemi së pari për veten tonë dhe kemi punuar dhe pop punojmë që të gjejmë marrëveshjen e duhur, partnerët e duhur që të ringjallim infrastrukturën tonë të vjetër dhe të bëjmë më shumë. Propozimi nuk ka asgjë të jashtëzakonshme. Zelenski na foli për mundësinë e bashkëpunimit që do të thotë për investimi, prodhimi dhe bashkëpunimi. Dhe sigurisht të gjithë thanë po, jo vetëm Shqipëria. Ky është një proces ne e dimë shumë mirë që duhet të investojmë më shumë në mbrojtje dhe do ta bëjmë këtë. Ka vetëm një kusht që ta bëjmë këtë me aleatët tanë dhe jo të tjerët. Pjesa tjetër është gjithçka e natyrshme.”

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi