Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 89%
  • Mungesa e kohës 0%
  • Mungesë motivimi 11%
  • Lodhja fizike 0%

Zelensky nga Tirana: Duam të prodhojmë municione me vendet e Ballkanit

Nga A2 CNN
28 Shkurt 2024, 12:39 | Politikë

500 kompani në fushën e mbrojtjes në Ukrainë nuk mjaftojnë për të fituar mbi Putinin. Kështu u shpreh presidenti Volodimir Zelensky në samitin që po mbahet në Tiranë për Ukrainën dhe Ballkanin Perëndimor, teksa propozoi prodhimin e municioneve me vendet e Ballkanit.

“Gjatë kësaj lufte kemi treguar që është e mundur t’i bësh ballë dhe të fitosh mbi një armik që duket si më të fortët në botë. Çdo komb mund t’ia dalë mbanë kur kombe të ndryshme bashkëpunojnë. Ne propozojmë të gërshetojmë përpjekjet tona dhe t’i fuqizojmë ato. Jemi krenarë që kemi 500 kompani në fushën e mbrojtjes në Ukrainë dhe secila prej tyre shton fuqinë tonë, por nuk mjafton për të fituar mbi Putinin. Ne shohim probleme me ofertën municionet që ndikojnë në fushë betejë ndaj jemi të interesuar për bashkëprodhim mr ju dhe partnerët tanë. Ekipi ynë do të paraqesë propozimet dhe propozojmë një forum të posaçëm për industrinë e mbrojtjes mes Ukrainës dhe Ballkanit”. 

Në fjalën e tij Zelensky theksoi se “është e rëndësishme për shtet tona që regjimi i Putinit të humbasë.

“Dështimet e tij janë siguria jonë. Gjithçka që na bën ne partnerë të mirë e dobëson Putinin. Ai e di fare mirë se çfarë i bën mirë interesave të tij”.

Presidenti ukrainas foli edhe për barazi të kombeve si një e drejtë ndërkombëtare për stabilitetin global.

“Vizioni ynë bazohet te dinjiteti i njëjtë, i barabartë për çdo vend.  Nuk duhet të ketë Europë me dinjitet të ndryshme, që dikush meriton siguri e paqe dhe dikush tjetër injorohet. Respekti për çdo komb dhe e drejta e barabartë për siguri dhe zgjedhja e pavarur për fatin e tyre duhet jenë parime universale nëpërmjet bashkëpunimit tonë. Ne besojmë që çdo shtet e komb në Europë që duan parimet e komunitetit europian e atlantik meriton ntegrimin e plotë. Ukraina mbështet integrimin tuaj europian dhe jemi mirënjohës për mbështetjen që po na jepni për integrimin tonë. BE e NATO i kanë forcuar Europës epokën më jetëgjatë më të fortë të sigurisë paqes e zhvillimit ekonomik dhe ne të gjithë e meritojmë të jemi pjesë e komunitetit europian”.

Ai shprehu mirënjohjen ndaj udhëheqësve e kombeve që kanë mbështetur formulën e Ukrainës për paqen dhe i janë bashkuar përpjekjeve globale për ta vënë në zbatim dhe i ftoi në samitin global të paqes në Zvicër.

“Avantazhi i formulës së paqes është që çdo aspekt i luftës ruse zgjidhet përmes pikave në këtë formulë. Natyra e kësaj formule është gjithëpërfshirëse që do të thotë që jo vetë shtet mund ta tregojë veten dhe jo vetëm fuqitë e mëdha apo ato që janë aktive në diplomacinë e Europës apo gjetkë. Ne duam që e drejta ndërkombëtare dhe stabiliteti global të bazohet në procese shumëpalëshe e transparente, pra te barazia e kombeve. Ashtu si të gjithë dëshirojnë paqen të gjithë mund të kontribuojnë në restaurimin e paqes. Ju ftoj të merrni pjesë në samitin e paqes në Zvicër”.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli