Kryeministri Edi Rama, në fjalën hapëse të samitit për Ukrainën në Tiranë, deklaroi se humbja në luftën përballë Rusisë nuk duhet të lejohet nga Perëndimi që të ndodhë.
Rama u shpreh se kjo do të vendoste në rrezik edhe vetë ekzistencën e Bashkimit Evropian.
“Sapo kemi kaluar përvjetorin e dytë të sulmit rus në Ukrainë. Duam të përtërijmë thirrjen tonë për Rusinë të ndalë këtë luftë dhe të angazhohemi për paqen. Një paqe që respekton Ukrainën dhe të drejtat e saj. Mblidhemi këtu për të konfirmuar se mbetemi të vendosur krah Ukrainës përballë një kërcënimi real për rendin e Europës dhe atë global. E them herë pas here, mikut tim të dashur, presidentit ukrainas, vetë nuk kemi kapacitetet për të ofruar mbështetjen financiare e ushtarake për Ukrainën, por i bashkohemi thirrjes për pjesëtarët më të mëdhenj të aleancës sonë se siguria jonë varet nga mbështetja e tyre, e cila nuk duhet të jetë peng i vonesave burokratike”, tha Rama.
(A2 Televizion)