Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 67%
  • Mungesa e kohës 22%
  • Mungesë motivimi 0%
  • Lodhja fizike 11%

Vuçiç takon Ramën dhe Zelenskyn, mediat serbe: Do të kërkojë heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë

Nga A2 CNN
28 Shkurt 2024, 12:08 | Politikë

Vuçiç takon Ramën dhe Zelenskyn, mediat serbe: Do të

Mediat në Beograd kanë zbuluar se në Samitin e Tiranës për Ukrainën, Serbia do të jetë i vetmi shtet që do të kërkojë ndryshimin e deklaratës përfundimtare.

Nuk dihet ende se si do të jetë teksti i deklaratës, por siç raporton B92, Vuçiç do të kërkojë që të hiqen sanksionet ndaj Federatës Ruse, si dhe termi “ndikimi malinj i Federatës Ruse në vendet e rajonit”.

Këtë fakt e ka pranuar edhe vetë Presidenti i Serbisë, i cili për gazetarët u shpreh se do të kenë një propozim për deklaratën, ndërsa theksoi se do ti përmbahen parimeve të miratuara nga KS.

Vuçiç takon Ramën dhe Zelenskyn, mediat serbe: Do të

“Ne kemi disa propozime për një deklaratë, do të shohim… E vetmja gjë që mund të them është se do t’i përmbahem parimeve të miratuara nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Republikës së Serbisë dy vjet më parë. Na pret një ditë e ngarkuar, mesazhe serioze dhe të rëndësishme, nesër duhet të flasim për programin e rritjes dhe tregun unik evropian, sot do të bisedoj me presidentin Zelensky. Tema shumë të rëndësishme dhe jo gjithmonë të lehta për ne. Gjërat nuk janë aq të thjeshta sa ju duken”, tha ndër të tjera Vuçiç për gazetarët e pranishëm.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli