Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, para se të nisë takimet në vendin tonë, postoi në rrjetet sociale se për çfarë do të diskutojë me kryeministrin Edi Rama.
“Sot, po punoj në Tiranë. Do të takoj mikun e palëkundur të Ukrainës, kryeministrin shqiptar Edi Rama, dhe do të jem i pranishëm në Samitin Ukrainë-Europa Juglindore. Në bisedimet bilaterale me kryeministrin, do të diskutojmë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe në fushën politike, mbështetjen për Formulën e Paqes dhe marrëveshjet mbi sigurinë”, shkruan Zelensky në rrjetin social X. (A2 Televizion)